Parashikimi i motit, e mërkurë 29 mars 2017

Masat ajrore të qëndrueshme që vijnë nga kontinenti do të kushtëzojnë në vendin tonë mot kryesisht të kthjellët, por nuk do të mungojnë gjithashtu kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Po ashtu pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezent në të gjithë vendin. Edhe gjatë natës atmosfera do të jetë në stabilitet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë orëve të mëngjesit po ashtu edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Pin It