Përmbytje në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, mblidhen Shtabet e Emergjencave

15008079_1829449657338853_1705660038_o

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet.

Problematike paraqitet situata në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Fushë Krujë, ku rezultojnë të përmbytura disa lagje, ndërsa ka vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

Në Fushë Krujë probleme ka në fshatin Derven si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Zezë.  Në Lezhë janë bllokuar blloqet e banimit në lagjen “11 Janari”. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë edhe përmbytjen e autostradës Tiranë­Durrës. Autostrada ka prezencë uji deri në disa centimetra. Kjo situatë ka sjellë edhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve, ndërsa qarkullimi i tyre është devijuar në rrugën dytësore.

Shiu i rrëmbyer dhe me erë ka përfshirë edhe Tiranën, ndërsa raportohet për disa zona të përmbytura si Don Bosko dhe Paskuqan. Moti i keq ka shkaktuar trafik të rënduar në disa lagje të kryeqytetit.

Pas situtates se krijuar per shkak te reshjeve, me urdher te ministrit te Puneve te Brendshme prane cdo Prefekture jane mbledhur Shtabet e Emergjencave.  Zonat me problematike per momentin jane:  Autostrada Tiranë­Durrës në segmentin kthesa e Kasharit ­ Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave. Aktualisht niveli i ujit në kthesa e Kasharit është 50 centimetra.  Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.  Ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit. Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhe ­ Shkoder, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.  Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.  Gjithashtu keshillohet qe fëmijët të mos lëvizin te pa shoqëruar nga të rriturit.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.

Pin It