Në një fshat jetonte një piktor i moshuar. Ishte i zoti dhe pikturonte shumë bukur. Pikturat i shiste gjithashtu me një çmim shumë të mirë.
Një ditë i afrohet një i varfër dhe i thotë: “Ore po ti nga gjendja ekonomike je shumë mirë. Pse nuk i ndihmon të tjerët siç bën furrëxhiu, i cili i shpërndan ndonjëherë bukë falastë varfërve, apo si kasapi që herë pas here shpërndan mish falas. Vetëm ti nuk ndihmon asnjë njeri!”
Piktori i hodhi një vështrim duke buzëqeshur, por nuk i ktheu përgjigje. Ndërsa i varfëri filloi nga mëngjesi në darkë të mbushte fshatin me fjalë kundër piktorit të moshuar, duke e treguar si të keq e dorështrënguar.
Një ditë piktori sëmuret rëndë. Askush nuk i shkoi për vizitë, apo që t’i vinte në ndihmë kështu që ai ndërroi jetë. Pas disa ditësh filloi furrxhiu të mos shpërndante më bukë, e as kasapi s’po jepte më mish. Kështu fshatarët të çuditur shkuan dhe i pyetën: “Pse ia ndaluat ndihmat të varfërve?”
Furxhiu dhe kasapi i thanë: “Në fillim të çdo muaji, piktori i shkretë sillte një shumë parash dhe na thoshte që të shpërndanim falas bukë dhe mish për të varfërit. Tani që ai vdiq s’ka se kush të na japë më lekë.”
Morali: Disa njerëz ju shohin si të këqinj, e disa të tjerë më të pastër e më të kulluar se vetë uji. As ata që të lëvdojnë, e as ata që të shajnë s’të bëjnë aspak dobi. Mirësinë apo ligësinë tënde e di vetëm Zoti. E rëndësishme është të qenurit të drejtë dhe të vërtetë gjithmonë. Qëndroni larg ndaj të paragjykuarit. Shpeshherë pamja e jashtme të mashtron…
Përktheu: Spektrum.al