Rexhep Shahu rrëfen “Kjo verë mërzie” dhe “Qyteti i lutjeve”

Shkrimtari Rexhep Shahu erdhi këtë herë në një rrëfim të sinqertë jo vetëm  për të prezantuar punën cilësore përmbledhur   në numrin e pestë të revistës “Illz”. Nën lupën vëzhguese dhe nën efektin e kujtimeve, shkrimtari përcolli nëpërmjet valëve të radios emocionet e dy librave të tij “Kjo verë mërzie” dhe “Qyteti i lutjeve” . Shahu priret drejt të vërtetave të thjeshta e plotësisht thelbësore që formësojnë shpirtin njerëzor. Dashuri të pastra, thellësisht të nevojshme për të gjalluar njerëzishëm, për të patur kujtime me vlerë, dhembje që rrisin e në fund, dashurinë si pikënisje e pikëmbërritje. “Ka edhe dashuri qe nuk pinë uje ne kroje interesi, ato frymezojne. Ato jane dashuri fenomenale, falë njerëzve fenomenale qëe nuk i venë çmim shpirtit”.

https://soundcloud.com/spektrum-group/emisioni-libri-dhe-kultura-rexhep-shahu

Pin It