
Mbrojtësi spanjoll nuk është stërvitur së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe do të mbetet jashtë listës së futbollistëve të ftuar, raportojnë mediat spanjolle.
Ramos pritet të jetë mungesa e vetme e konsiderueshme në ekipin e trajnerit Zinedine Zidane, për ballafaqimin e tij të dytë në detyrën e re.