Me afrimin e sezonit veror dhe rritjes së temperaturave vihet re shtimi i mizave të bezdisshme, të cilat vazhdimisht përpiqen që të bien në ushqimin tuaj.
Shumica e njerëzve mendojnë se mizat janë plot me baktere që përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin, por zbulimi me i fundit nga Departamenti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Macyarie të Australisë do të kalojë çdo parashikim tuajin.
Sipërfaqja e mizës është vendi i fundit ku do të pritej gjetja e antibiotikëve, por ishte pikërisht ai vendi ku një ekip hulumtuesish australianë u fokusuan. Ata e bazuan punën e tyre në teorinë se mizat mund të kenë diçka të rëndësishme, antibiotikë që do të mund të mbijetojnë në ushqim e fruta.
Ekipi i Departamenti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Macyarie filloi të identifikojë këtë cilësi antibakteriale, e cila paraqitet në gjendje të ndryshme të zhvillimit të mizës. “Hulumtimi ynë është një pjesë e vogël e hulumtimit global në kërkim të antibiotikut të ri, por ne do të kërkojmë ku mendojmë se askush më parë nuk ka kërkuar.” ka thënë zonja Xhoan Klark, e cila ka prezantuar studimin në Konferencën e Mikrobiologjisë në Melburn.
Shkencëtarët kanë testuar katër lloje mizash: mizën shtëpiake, mizën ushtuese, mizën e vreshtave dhe mizën e pemëve nga Kuislendi (Quënsland), të cilat i vendosin vezët në ajër të pastër. Larvave të tyre nuk u nevojiten shumë materie antibakteriale, sepse ato nuk vijnë në kontakt me shumë baktere.
Miza kalon nëpër disa gjendje të ndryshme prej larvës e deri te miza e rritur. Gjatë periudhës së zhvillimit miza mbyllet dhe nuk ushqehet. “Kemi menduar se nuk do të prodhojnë shumë antibiotikë dhe nuk kanë prodhuar. Mirëpo të gjitha larvat tregojnë karakteristika antibakteriale (përveç në rastin e mizës së pemëve nga Kuislendi).” ka thënë zonja Klark.
Të gjitha llojet e mizave kur rriten kanë prodhuar antibiotikë madje edhe miza e pemëve nga Kuislendi (së cilës në këtë stad i nevojitet mbrojtja antibakteriale për arsye se ka kontakt me mizat e tjera). Këto cilësi ishin të pranishme në sipërfaqen e mizës te të katër llojet, edhe pse cilësia antibakteriale mund të jetë në zorrë. “Mund të gjenden aktivitetet në dy vende” thotë zonja Klark. “Shkas që jemi përqendruar në sipërfaqe është se ky vend është më i lehtë për t’u shqyrtuar. Materia antibiotike çlirohet pasi miza zhytet në etanol, e pastaj përzierja lëshohet nëpër filtra për t’u tajitur koncentrati i thatë. Tani përpiqemi të zbulojmë vendin e veçantë antibakterial“ thotë zonja Klark.
Në fund bëhet sinteza kimike. Meqë këto vende nuk janë bakteriale gjenet që tregojnë rezistencë ndaj tyre nuk do të kthehen lehtë në patogjene. Pritet që kjo formë e re e antibiotikëve të ketë veprim më të gjatë dhe efektiv.
Ndërkohë për mizën është folur edhe në një hadith profetik ku profeti Muhamed (sas) ka thënë: “Nëse miza bie në pijen tuaj, zhyteni në pije, sepse në njërin krah të saj është sëmundja e në tjetrin ilaçi për këtë sëmundje.”