
Përbërësit:
300 gr. djathë të bardhë
700 gr. hithra
2 lugë miell
1 vezë
gjysëm gote qumësht
1 lugë të vogël kripë
pak piper të zi
pak majdanoz
3-4 lugë fara susami të zi dhe të bardhë
3 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Pastroni hithrat dhe grijini trashë. Më pas shtypini me pak kripë dhe piper. Shtoni vezën e rrahur me qumështin dhe miellin.
Përziheni dhe në fund shtoni djathin e shkërmoqur, majdanozin e grirë dhe dy lugë vaj ulliri. ( nëse ju duket shumë e lëngëshme mund ti shtoni akoma pak miell).
Hapni fletët e byrekut dhe vendosni për së gjati në mesin e tyre pak gjellë me hithra. Dy prej tyre, palosini anët dhe mbështilleni në fomën e një roleje. Vendoseni në tave me letër furre poshtë. Vijoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur të produkteve.
Pastaj lyeni të gjithë siperfaqen e cilindrave të byrekut. Spërkatini me fara susami dhe piqini në furrën në 180°C për 30minuta.