Studim: KërpurdhaT ndihmojnë në pastrimin e gjakut

Konsumimi i vetëm 100 gram kërpudha në ditë për vetëm një javë, ul nivelin e kolesterolit me 12 për qind, treguan studimet shkencore.
Në të njëjtën kohë, grupi i pjesëmarrësve në eksperiment që në të njëjtën periudhë hëngri rreth 60 g gjalpë në ditë, e rritën kolesterolin për më shumë se 14 për qind. Grupi i kontrollit që kishin konsumuar të njëjtën sasi gjalpi në kombinim me 100 g kërpudha, kishin ulur kolesterolin për 4 për qind.

Bazuar në këto rezultate, u arrit në përfundimin se kërpudhat janë pastrues të përsosur të gjakut.

Nutricionistët i quajnë ato “mish i pyjeve”, sepse përveç shijes së këndshme dhe aromës, posedojnë vlera të jashtëzakonshme biologjike. Ato kanë pothuajse të njëjtën cilësi si mishi i kafshëve, përmbajnë deri 91 për qind ujë dhe shumë përbërës mineralë, veçanërisht kalium, dhe pak më pak kalcium, fosfor, hekur dhe magnez.

Veç kësaj, janë të pasura me fibra bimorë dhe përmbajnë vitaminë B2, D dhe C.

Megjithatë, biologjikisht janë veçanërisht të vlefshme për shkak të proteinave, dhe në veçanti aminoacideve të rëndësishme. Është interesante se kërpudhat e freskëta posedojnë dy për qind proteina, ndërsa të tharat 22 për qind.

Pin It