Studim: Një orë vrap ju dhuron 7 orë jetë

Është treguar që vrapi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës duke mbajtur nën kontroll peshën dhe tensionin e gjakut.

Hulumtimi i ri nga Universiteti Shtetëror Iow thotë se të vraposh për 5-10 minuta në ditë ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Hulumtuesit shkencorë të cilët kanë bërë edhe më parë hulumtime mbi përfitimet e vrapimit vendosën të hulumtojnë nëse format e tjera të stërvitjes, si ecja apo ngasja e biçikletës, sigurojnë të njëjtat përfitimet ose nëse vrapuesit kanë ndonjë avantazh special. Ata zbuluan se këto forma të stërvitjes kanë një farë lidhje me jetëgjatësinë, por jo në të njëjtin nivel si vrapimi.

Nga studimet e kryera, ekspertët zbuluan se një orë vrap në ditë mund të përkthehet në 7 orë të shtuara në jetën e një njeriu. Ekspertët rekomandojnë që çdo njeri të bëjë 4 orë vrap në javë.

Pin It