Të fisnikëruar me Islam

Omeri Zoti qoftë i kënaqur me të, bashkë me shumë njerëz të tjerë, niset drejt Kudsit, qytetit të shenjtë. Gjatë rrugës, herë hipte ai në deve dhe herë shërbëtori i tij. Omeri i pati thënë shërbëtorit të tij: “Nëse hipi vetëm unë në deve dhe të lë ty të ecësh në këmbë, do të bëja padrejtësi. Nëse do të hipje ti e të më lije në këmbë, do të më bëje padrejtësi. Nëse do të hipnim të dy, do i bënin padrejtësi devesë. Prandaj, le të hipim me radhë.”

Kur u afruan shumë afër qytetit të shenjtë Kuds, radha për të hipur në deve ishte e shërbëtorit, i cili i tha: “Jo o Prijës i Besimtarëve. Unë do të eci në këmbë, kurse ti do të hipësh në deve.” Omeri (r.a) ia ktheu: “Jo pasha Zotin. Është radha jote të hipësh, kurse unë do e mbaj devenë për litari.”

Pranë Kudsit, Omeri vëren se toka ishte e njomë dhe me gropa uji, prandaj dhe përvesh këmbët. Kur e pa Ebu Ubejde ibnul Xherrah, i tha: “Jo o Prijës i Besimtarëve! Çfarë përshtypje do të lëmë kur të të shohin njerëzit kështu?”

Omeri (r.a) ia ktheu: “Ne jemi një popull, të cilin Zoti e fisnikëroi nëpërmjet Islamit. Nëse do e kërkojmë fisnikërinë tek diçka tjetër përveç Islamit, do të na poshtërojë Zoti. “Kur banorët e Kudsit e panë Omerin (r.a), priftërinjtë dhe murgjërit e krishterë të cilët i njihnin mirë shkrimet e vjetra, thanë:”Po, ai është. Shtat i lartë dhe rroba të grisura.”

Pin It