Teatri Eksperimental ”Kujtim Spahivogli” sjell për publikun komedinë “ROMANCE NE VITIN 2025”

U shfaq dje në Teatri Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli” komedia “ROMANCE NE VITIN 2025” nga Erand Sojli.

Kjo komedi flet për një psikologe 35-vjeçare e pushtuar nga paniku i vetmisë pas divorcit me burrin vendos të porosisë një robot mashkull i cili është i programuar për të qënë romantik. Filma Cokollata Lule.

Ajo e trajton robotin si burrë derisa vjen momenti që i propozon martesë.

Në këtë moment roboti prishet. Çfarë do ndodh më pas? Ejani në teatër ta zbuloni të qeshni.
Nëse blen një krevat nuk do të thotë se ke blerë dashurinë.
Nëse blen një shtëpi nuk do të thotë se ke blerë familjen
Nëse ke para nuk do te thotë se mund të kesh gjithçka.

Njeriu nuk mund të zevendësohet. Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuria për njëri-tjetrin. Shfaqja do të jetë dhe sonte në orën 20:00, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. /ATA

Pin It