Terapia me limon të ngrirë është një ilaç popullor për njerëzit që vuajnë nga kanceri. Prandaj, ata e përdorin këtë terapi si një plotësim të seancave të kimioterapisë. Për shkak të fuqisë antioksiduese, limoni mund të luftojë qelizat malinje dhe të mbrojë sistemin imunitar sepse kimioterapia e sulmon seriozisht atë.
Përveçse është një terapi komplementare për kancerin, limonat e ngrirë mund të parandalojnë edhe tumoret.
Për më tepër, kjo terapi ofron përfitime të tjera të shumta, si:
-Ajo është e mbushur me vitamina sepse lëkura e limonit ka rreth 10 herë më shumë vitamina sesa lëngu i saj.
-Mbron dhe forcon sistemin imunitar
-Nxit procesin e humbjes së peshës pasi detoksifikon trupin dhe lufton praninë e lipideve në gjak.
Si të përgatisni limon të ngrirë?
Kjo është një metodë e cila mund të përgatitet lehtësisht:
Përbërësit:
2 limona
një rende
Udhëzime:
Thjesht, vendosni 2 limona në frigorifer. Kur ata të ngrijnë, i prisni në dy pjesë dhe më pas i grini imët. Ju duhet të konsumoni 75 gramë të limonit të ngrirë çdo ditë. Mënyra më e mirë për ti konsumuar është tek sallatat me fruta.