Mesazhi që solli Profeti është mesazhi i paqes dhe i sigurisë. Ai ka qenë i vërteti, besniku. Njerëzit e njihnin, e njohin dhe do ta njohin deri në fund të kësaj jete si të tillë. Për atë, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ti je në skajet e larta të moralit.” Ai e mbarti Mesazhin e Allahut në zemrën e tij, në gjuhën e tij e në çdo hap të jetës së tij dhe ua përcolli të gjithë njerëzve. Ai është përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të ndryshme të botës.
Vetë Allahu e cilëson profetin Muhamed (s.a.s) mëshirë për mbarë botët, kur thotë: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (Surja Enbija, 107)
Dhe: “Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ta dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” (Surja Ali Imran, 159)
Gjithashtu thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe me këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! (Surja Nahl, 125)